5 ndeshje, 4 fitore, një barazim dhe asnjë humbje – Bernard Challandes ia ka ndërruar fytyrën kombëtares së Kosovës.
“Dardanët” do të kërkojnë sonte fitoren e dytë në Ligën e Kombeve në “Fadil Vokrri”, pas triumfit 2-0 kundër Ishujve Faroe në po të njëjtin stadium, dhe triumfin e 5-të që kur Challandes mori drejtimin e Kosovës.
Ecuria pozitive nisi në miqësore me Madagascarin, ku Kosova fitoi 1-0, duke vazhduar me Burkina Fason (2-0).Se ato fitore kundër kundërshtarëve jo të vështirë nuk ishin rastësi, u vërtetua kur Kosova e shkatërroi në miqësore Shqipërinë, duke e mposhtur 3-0.
Pas këtyre tre fitoreve në ndeshje miqësore, ishte koha që Kosova t’i tregojë dhëmbët edhe në ndeshje zyrtare, gjë që ia doli siç është më së miri.
Në ndeshjen debutuese në Ligën e Kombeve, Kosova mori një pikë, duke barazuar 0-0 me Azerbajxhanin ndërsa disa ditë më pas në shtator, “Dardanët” regjistruan fitoren e parë në histori në një ndeshje zyrtare, duke i mposhtur 2-0 Ishujt Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri”.Në këto pesë ndeshje pozitive, Kosova nuk ka pranuar asnjë gol, ndërsa ka shënuar tetë – diçka që shpreson ta bëjë edhe sonte kundër Maltës.
Në anën tjetër, Malta ka statistika zhgënjyese në 5 takimet e fundit, 3 humbje dhe 2 barazime, duke pranuar 11 gola, teksa ka shënuar 3 gola.
Kosova gjendet e para në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve me katër pikë, një më shumë se Ishujt Faroe, me të cilën përfaqësuese do t’i matë sërish forcat të dielën nga ora 18:00.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë