Google ADS

Statistika të pabesueshme që e vendosin Rayo Vallecanon në të njëjtin nivelin me PSG, Bayern, City dhe Inter

10:17 | 19 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Rayo Vallecano siguroi një fitore mbreslënëse 2-0 ndaj Alaves në “Vallecas” në LaLiga të shtunën, për të vazhduar të renditet në top katërshe dhe një vend në Ligën e Kampionëve.

Është një arritje fenomenale për Rayo, i cili erdhi në ligën elitare spanjolle sezonin e kaluar vetëm nga Segunda Division.

Sergi Guardiola kaloi Rayo në avatazh në minutën e 19-të, përpara se Alejandro Catena të dyfishonte avatazhin e tyre shtatë minuta më vonë.

Vizitorët nga nuk patën asnjë përgjigje dhe Vallecano mori të tre pikët, duke u ngjitur mbi Real Sociedad dhe Atletico Madrid në vendin e katërt.

Alaves po lufton – tani është në vendin e 17-të, vetëm dy pikë larg zonës së rënies bashkë me Cadiz.

Matthew Clark theksoi se Rayo është në shoqërinë elitare – ata janë skuadra më e madhe vendase në Spanjë, duke marrë 25 nga 27 pikë të mundshme në Vallecas këtë sezon.

Ata i bashkohen Paris Saint-Germain nga Franca, Bayern Munchen nga Gjermania, Manchester Cityt nga Anglia dhe Interit nga Italia./Arbresh.info

Të ngjashme