Google ADS

Statistika që vërteton se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi në ndeshje të mëdha

18:33 | 23 Qershor 2018
Arbresh Info

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve 2017, Cristiano Ronaldo ka shënuar pesë herë kundër Bayern Munichut brenda dy ndeshjeve. Në gjysmëfinale, ai ka shënuar një hat-trick kundër Atletico Madridit.

Pra, kur Real Madridi fitoi në finalen kundër Juventusit në Cardiff, nuk është befasi që gjithçka ishte orkestruar nga Ronaldo, transmeton portali arbresh.info. Ai realizoi dy herë duke vendosur fatin e një tjetër ndeshje.Ronaldo është një njëri i ngjarjeve të mëdha. Në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, ai vazhdoi të shfaq mentalitetin e tij, duke çuar në krahasime të pashmangshme me Lionel Messin.

Nëse shikojmë për rekordet e dyshes në Ligë të Kampionëve, kjo na tregon se sa shumë ka ndikim portugezi në ndeshje të mëdha. Në fazat grupore, të dy kanë shënuar nga 60 gola, megjithëse ylli i Barcelonës i ka shënuar ato edhe pse në 15 ndeshje më pak.Por, derisa vazhdojmë me krahasimet, Ronaldo mbizotëron. Në çerekfinale, ai ka shënuar 23 gola brenda 20 ndeshjeve, ndërsa Messi 10 brenda 20 ndeshjeve.

Më poshtë, në detaje keni një statistikë që vërtetojnë se Cristiano Ronaldo është më i mirë në ndeshje të mëdha se Lionel Messi./arbresh.info/

Lionel Messi

  • Liga e Kampionëve | Faza e Grupeve
    63 ndeshje, 60 gola
  • Xhiroja e 1/8-së
    23 ndeshje, 24 gola
  • Çerekfinale
    20 ndeshje, 10 gola
  • Gjysmëfinale
    13 ndeshje, 4 gola
  • Finale
    3 ndeshje, 2 gola

 

Cristiano Ronaldo

  • Liga e Kampionëve | Faza e Grupeve
    78 ndeshje, 60 gola
  • Xhiroja e 1/8-së
    28 ndeshje, 20 gola
  • Çerekfinale
    20 ndeshje, 23 gola
  • Gjysmëfinale
    21 ndeshje, 13 gola
  • Finale
    6 ndeshje, 4 gola

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme