Watford i mahniti të gjithë me atë fitore 2-1 ndaj Tottenham të dielën.
Watford është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Premier League. Skuadra e drejtuar nga 48-vjeçari spanjoll Javi Gracia i ka bërë një start fantastik kampionat duke fituar 4 ndeshjet e para dhe aktualisht Watford kryeson Premier League me pikë të plota sëbashku me Liverpoolin dhe Chelsea-in.
Edhe pse shiti te Evertoni yllin e ekipit brazilianin Richarlison, Watford i mahniti të gjithë me atë fitore 2-1 ndaj Tottenham të dielën. Pas këtij fillimi mbresëlënës me 12 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje tifozët e klubit nga Hertfordshire kanë nisur të ëndërrojnë.
Atë që bëri Leicester City në sezonin 2015-2016 mund ta përsërisë edhe Watford, diçka e pamundur në dukje por jo e paarritshme në realitet sepse Premier League është kampionati i çudirave të mëdha. Ekziston një statistikë shumë e veçantë që ka bërë tifozët e Watford të ëndërrojnë.
Leicester City një sezon përpara se të fitonte titullin e mbylli kampionatin në vendin e 14-të me 41 pikë të grumbulluara dhe me një ecuri prej 11 fitoresh, 8 barazimesh dhe 19 humbjesh, transmeton “SS”.
Të njëjtat statistika ka regjistruar edhe Watford një sezon më parë, një rastësi e fatit por edhe një koeçidencë e frikshme që i bën tifozët e skuadrës së Javi Gracias të ëndërrojnë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...