Google ADS

Statistika: Asnjë ekip nuk ka fituar kaq shumë me shtesa sa Kroacia

13:08 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

• Kjo e sotmja do të jetë përballja e gjashtë mes Francës dhe Kroacisë. Në tri raste kanë ngadhënjyer transalpinët (1998, 1999, 2000) teksa dy barazimet janë realizuar në 2004 dhe 2011.

• Në turne madhorë, këto dy ekipe janë përballur dy herë, përkatësisht në Botërorin e 1998-ës, kur fitonte Franca 2-1 dhe në Europianin e 2004-ës, kur ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve përfundonte 2-2.

• Tri finalet e fundit botërore janë vendosur në kohën shtesë, teksa vetëm në dy raste titulli është përcaktuar nga goditjet e 11-metërshave (1994 dhe 2006).

• Vetëm Antuan Grizman (2 gola dhe 2 asiste) ka qenë më aktiv në golat e ekipit të tij sesa Mario Manxukiç (2 gola dhe 1 asist) në fazën me eliminim direkt të këtij Botërori.

• Kjo e sotmja do të jetë finalja e tretë në një Kupë Botë për francezët, të cilët kanë fituar të parën (1998 dhe Deshamp ishte 90 minuta në fushë) dhe humbur të dytën në 2006 ndaj Italisë.

• Në 20 vitet e fundit, “Gjelat” janë ekipi që ka arritur më shumë finale. Pas tyre, Gjermania dhe Brazili me nga dy finale.

• Finalja e sotme është e para në historinë e Kroacisë. Ekipi i Daliç është kombëtarja e 13-të në planet që arrin aktin e fundit të një Botërori, teksa janë të 10-ët për sa i përket Europës.

• Duke përjashtuar takimet e zgjidhur nga pika e bardhë, Franca ka fituar 11 nga 14 ndeshjet e fundit me eliminim direkt në një Botëror.

• Në Botërorin rus Kroacia ka kaluar tre ture nëpërmjet shtesave. Në historinë e Botërorëve asnjë ekip nuk ka mundur të luajë me shtesë katër takime radhazi.

• Ivan Perisiç ka marrë pjesë në dhjetë gola kroatë në kompeticione madhore, duke dhënë gjashtë asiste dhe shënuar katër gola.

• Duke zbritur sot në fushë, Rafael Varan mund të bëhet lojtari i pestë francez që merr pjesë në finalen e Championsit dhe Botërorit në të njëjtin vit. Në listën e veçantë janë emrat e Zinedin Zidan, Didie Deshamp dhe Kristian Karembë të 1998-ës dhe Tierri Henri në 2006.

• Antuan Grizman ka ndikuar në nëntë nga 11 golat francezë në fazën me eliminim direkt të një kompeticioni madhor. Për sa u përket 50 viteve të fundit, ai është rekordmeni në këtë aspekt në ekipin francez. Pas tij, Zinedin Zidan (aktiv në 8 gola) dhe Mishel Platini (aktiv në 6 gola).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme