Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

12:11 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sot (e mërkurë) ndeshjen e parë El Clasicos të sezonit 2019/20.

Katalunasit janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.

 

Vendi: Camp Nou

Koha: E mërkurë, ora 20:00

Lajme rreth ekipeve

Barcelona

Jordi Alba duhet të jetë në dispozicion edhe një herë pas lëndimit për të filluar në krahun e majtë për Barcelonën.

Ivan Rakitic pritet të fillojë një tjetër ndeshje si titullar në mesfushë, pasi ndihmoi për të stabilizuar skuadrën së fundmi.

Sergi Roberto pritet të startoj përpara Nelson Semedos në krahun e djathtë të mbrojtjes për nikoqirët.

Real Madrid

Ferland Mendy kthehet nga pezullimi për vizitorët dhe pritet të fillojë në krahun e majtë.

Federico Valverde pritet të fillojë në mesfushë për shkak të shfaqjeve të shkëlqyera të tij këtë sezon.

Gareth Bale sipas të gjitha gjasave do të jetë partner i Karim Benzema në sulm për ekipin e Zinedine Zidane.

Fakte

Barcelona ka shënuar të paktën 4 gola në 4 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në La Liga.

Barcelona ka fituar në të dyja pjesët dhe në kohën e plotë në 6 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në La Liga.

Ka pasur më shumë se tri gola të shënuara nga Barcelona në 7 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Vendasit janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe mbeten të pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit.

Real Madridi është në një formë prej 11 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat.

ParashikimiBarcelona 2-1 Real Madrid

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme