Derbi në ‘Karagaçi’
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll, transmeton arbresh.info
Sfida kryesore është ajo ndërmjet Pejës dhe Rahovecit, që zhvillohet të enjten në palestrën ‘Karagaçi’. Vreshtarët janë liderë të Superligës me gjashtë fitore dhe një humbje, kurse pejanët kanë katër fitore dhe tre humbje. Fitorja e fundit e pejanëve ishte në sekondat e fundit ndaj Yllit të dielën.
Peja-Rahoveci takohen për herë të parë në Superligë, derisa këtë edicion ishin ballafaquar edhe në Ligën Ballkanike, ku kishin triumfuar pejanët.
Sfida tjetër që zhvillohet të enjten është ndërmjet Feronikelit dhe Bashkimit. Dy skuadrat janë në formë, ku Feronikeli ka tre fitore dhe katër humbje, derisa Bashkimi ka pesë fitore dhe dy humbje. Skuadra nga Drenasi ka pasur ngritje të formës në xhirot e fundit, kurse prizrenasit së fundi arritën të mposhtin Sigal Prishtinën.
Të mërkurën (nesër) zhvillohet sfida Lipjani-Trepça. Lipjanasit në shtatë ndeshje kanë pësuar shtatë humbje dhe nuk dinë për fitore në këtë edicion, derisa mitrovicasit në shtatë përballje kanë vetëm një fitore dhe gjashtë humbje.
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër për shkak se, prishtinasit luajnë në FIBA Europe Cup.
Superliga – Java 9
E mërkurë
19:00 Lipjani – Trepça
E enjte
19:00 Peja – Rahoveci
19:00 Feronikeli – Bashkimi
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit