Skuadra belge Standard ka arritur marrëveshje me Dinamo Zagrebin për qendërmbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga sajti belg “Votebalkrant”. Bëhet e ditur se klubet tashmë kanë arritur marrëveshje në lidhje me transferimin e Rrahmanit, gjë që pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme, transmeton Koha Ditore.
Mësohet se klubi belg tashmë ka nisur edhe negociatat me Rrahmanin, i cili shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm.
Rrahmani, 25-vjeçar, ka kontratë me Dinamon deri në vitin 2021, kurse karrierë ka bërë edhe te Lokomotiva e Zabregit, Spliti, Partizani i Tiranës dhe te Drenica.
Edicionin e fundit, Rrahmani ka shënuar tri gola në 26 ndeshje për Dinamon në të gjitha garat. Ai ka edhe 19 paraqitje me Kosovën dhe tri gola të shënuar.
Interesim për Rrahmanin më herët pati treguar edhe Celticu i Skocisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...