Google ADS

Stafi i trajnerëve të Real Madrid tashmë po diskuton se ku mund të përshtatet Mbappe

15:05 | 10 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madridi tashmë është duke hartuar plane se si ta përshtasë Kylian Mbappe në strukturën e tyre sulmuese.

Sulmuesi i PSG-së pritet t’i bashkohet Real Madridit këtë verë kur t’i skadojë kontrata.

“AS” raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka marrë pjesë në disa takime me stafin e futbollit, ndërsa është diskutuar strategjia që përfshin Mbappe.

Rezultati i përgjithshëm nga takimet ishte se sulmuesit e parë të Realit do të jenë Vinicius Jr, Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.

Si i tillë, është rënë dakord që Reali nuk do të bëjë asnjë përpjekje formale për Robert Lewandowskin dhe as Erling Haaland./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme