Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se stadiumi nacional duhet të ndërtohet në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe komunat e Kosovës të rrisin buxhetin për sportin.
Postimi i Gazmend Abrashit
Stadiumi të ndërtohet në Prishtinë, Qeveria Haradinaj dhe komunat ta rrisin buxhetin për sportin dhe sportistet
Afirmimi më i lehtë i vendit tonë është përmes sportit. Konstatimi se sporti është ambasadori më i mirë i vendit tonë është realitet. Dihet se sporti më popullor në botë është futbolli. Reprezentacioni ynë i futbollit edhe pse pa rezultate, po krijon një hije të keqe që nuk kemi stadium sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare. Stadiumi të ndërtohet sa më parë, së pari në kryeqytet, e pastaj edhe diku tjetër ku është e arsyeshme.
Duhet të rritet buxheti për sport si në nivel qendror, poashtu edhe në atë lokal, si një përkujdesje e veçantë për qytetarët, duke ju krijuar kushte për të zhvilluar aktivitete sportive, si pjesë e pandashme e ruajtës së shëndetit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...