Ka përfunduar 98 për qind e punës për ndërtimin e stadiumit të qytetit Koxhaeli, që do të ketë një kapacitet prej 33 mijë vendesh, ndërsa veçoria më interesante e tij është pamja, që ngjason me ëmbëlsirën tradicionale turke, pismanije.
Stadiumi, ndërtimi i të cilit është mbi një hapësirë prej 89 mijë metrash katrorë, pritet të jetë dhe simboli i këtij qyteti, pasi me pamjen e tij të jashtme do të ngjasojë me ëmbëlsirën karakteristike të tij, pismanijen.
”Po vazhdojmë punën për vendosjen e stolave, që është drejt përfundimit”, thotë drejtori i Zyrës së Rinisë dhe Sportit për këtë qytet, Muzaffer Çintimar.
“Në fund të muajit maj, stadiumi në Koxhaeli, do të jetë gati dhe në të do të mund të luhet futboll. Momentalisht 98 për qind e punimeve kanë përfunduar. Janë ndërtuar të gjitha rrugët lidhëse”.
“ Është përfunduar ndërtimi i rrethinave dhe hapësriave të gjelbërimit, ndërsa vazhdon asfaltimi i rrugëve për rreth”, tha ai.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...