Pas derbit të kryeqytetit, stadiumi i ri kombëtar do të hapë dyert edhe për ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit.
Një ndeshje prove për verilindorët, bazuar në tarifën e pagesës që nevojitet për të organizuar një ndeshje në këtë stadium. “Panorama Sport” ka mësuar edhe formulën e vendosur nga bordi i “Shoqërisë Kuq e Zi”, e cila “de jure” vendos për stadiumin e ri, ndërsa “de facto” është FSHF ajo që jep lejen. Kjo edhe për vetë faktin se është aksionere maxhoritare në “Shoqërinë Kuq e Zi”.
Bëhet fjalë për një formulë fikse të propozuar kundrejt klubeve që duan të kenë një ndeshje në këtë stadium.
TARIFA
“Shoqëria Kuq e Zi”, sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, ka vendosur që tarifa për një ndeshje në stadiumin e ri kombëtar është minimalisht 20 milionë lekë (të vjetër). Shifër, e cila për nivelin e tifozëve në ndeshjet e kampionatit shqiptar, është e përballueshme vetëm në rast të organizimit të një përballjeje derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ose në rast të ndonjë prej ndeshjeve kualifikuese në kompeticionet europiane.
Kukësi do të ketë një ndeshje “test” ndaj Partizanit, për të provuar edhe nivelin e arkëtimeve në këtë stadium dhe se sa tifozë do të afrojë në stadiumin modern. Për cilindo klub që kërkon të shmangë pagesën “afrofe”, mund të pranojë që të japë 20-30% të arkëtimeve nga shitja e biletave. Por, edhe në këtë rast, shoqëria që ka në administrim stadiumin kërkon që minimalja e mundshme të jetë vlera e 20 milionë lekëve (të vjetër).
PËRJASHTIMI
E ndërsa Kukësi ka një tifozëri, e cila vite më parë mbushte edhe stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjet kur skuadra kishte sukses, dhe mund t’ua lejojë arkave që të luajë në një impiant të tillë, por me Dinamon çfarë ndodh? Skuadra tjetër kryeqytetase me 18 tituj kampionë, për vetë situatën që po kalon, do ta ketë më shumë sesa të pamundur që të përballojë një tarifë të tillë. Impianti me 22 mijë vende, është mundësi e leverdisshme për të arkëtuar të ardhura, por për këtë, klubeve shqiptare u duhet ende shumë punë për marrëdhëniet me tifozët.
Meksikë/ Forcat e sigurisë kanë ndaluar 475,000 emigrantë il...
Ujësjellësi në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit...
Fluksi në pikat kufitare, drejtori i Policisë nga Kakavija: ...
Tjetër fitore e Nottingham Forest, ngritët në pozitën e dytë
Tayna hyn të hënën në Big Brother VIP Kosova
Londinezët synojnë ta ndalin hovin e “The Reds”/...