Stadiumi i Klubit “Novi Pazar” në Serbi quhet CaizCoin Arena, duke u bërë kështu një nga stadiumet e pakta të futbollit që mban emrin e një kriptovalute.
Klubi njoftoi në fillim të shkurtit se ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të sponsorizimit deri më tani, dhe atë me kompaninë CaizCoin të Zvicrës.
Kompania tregton kriptovaluta me të njëjtin emër, duke u bazuar në parimet e bankimit islamik.
Sponsori më i madh në historinë e klubit
Sekretari i përgjithshëm i klubit futbollistik, Fikret Megjedoviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi me këtë kompani zvicerane ka ardhur pasi është kontaktuar nga anëtarët e udhëheqjes së klubit.
“Më pas na kanë thirrur ata neve, sepse u konvenon ky treg. Kanë vendosur të hyjnë në klubet e futbollit në të gjithë botën”, ka thënë Megjedoviq.
Sipas tij, kompania sponsorizon edhe klubet më të mëdha botërore të futbollit, si: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe disa klube nga Turqia.
Kompania, po ashtu, sponsorizon një nga klubet më të njohura në Bosnje e Hercegovinë – Zhelezniçarin nga Sarajeva.Sponsorizimi në Novi Pazar është investimi i parë i kompanisë në Serbi.
“E kemi shfrytëzuar për kënaqësinë tonë reciproke dhe kemi bërë bashkëpunimin”, ka thënë Megjedoviq.Klubi i tij, i themeluar në vitin 1928, është i vetmi nga ajo pjesë e Serbisë që garon në Superligë – niveli i parë konkurrues në futboll në Serbi.
Megjedoviq ka thënë se marrëveshja e sponsorizimit është nënshkruar për një vit e gjysmë.
Plagosja në Vranjefc ndodhi para shtëpisë së politikanit të ...
Kurti takon ambasadoren Elizabeth McKee, shpreh mirënjohje p...
Ndeshja Zvicra – Kosova luhet nga ora 20:30
Arioni-Anës: Shoqja jote po mendon se unë i kam shfrytëzuar ...
Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të r...
Venecia po rekruton gondolierë të rinj/ Pagesa e tyre është ...