Google ADS

Stadiumi i Flamurtarit me 1500 ulëse, publikohen pamjet

11:08 | 28 Shtator 2023
KRG

Kryearti i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi të tribunave të reja në stadiumin e Flamurtarit,

Klubi nga kryeqyteti do të ketë 1500 ulëse ku tifozët mund të i përcjellin ndeshjet e skuadrës së tyre, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë i Kryetarit Rama:

Tribunë e re në stadiumin e “Flamurtarit”.

1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet.

Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës.

/Arbresh.info/

Të ngjashme