Kosova priti gjatë të ketë një stadium që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare. Tash, pas një periudhe të stërzgjatur të renovimit e ka një, por duhet të presë ende për t’iu bërë pranimi teknik dhe për të shuar çdo dilemë rreth pronësisë dhe se kush duhet ta menaxhojë.
Së fundmi, stadiumi i qytetit të Prishtinës, i emërtuar pas rinovimit “Fadil Vokrri”, është kthyer në “mollë sherri”, shkruan sot Koha Ditore.
Kësaj i ka kontribuar shumëçka, por më së shumti mënyra se si është rinovuar dhe si po menaxhohet.
Stadiumi është pronë e Komunës së Prishtinës, është rinovuar kryesisht me paratë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa menaxhohet përkohësisht nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka akuzuar palët e përfshira së fundi për dy arsye: Federatën pse ka lejuar që derbi i Gjilanit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës të luhet në “Fadil Vokrri”, dhe MKRS-së që nuk po i jep fund procesit të pranimit teknik të punimeve në stadium
Miratohet shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropi...
KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marr...
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...