Google ADS

Stadiumi “Fadil Vokrri” sot me agjendë të ngjeshur

08:00 | 26 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Në prag të ndeshjes Kosova-Qipro mbahet sot konferenca për medie e Kombëtares së Kosovës. Duke filluar nga ora 17:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Po ashtu në këtë stadium në orën 17:30 zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës.

Ndërsa rreth orës 18:30 mbahet konferenca për medie e Kombëtares së Qipros, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dhe në orën 19:00 zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Qipros në stadiumi “Fadil Vokrri”.

Ndeshja Kosova-Qipro mbahet nesër duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme