Google ADS

St Etienne e ka seriozisht për Muriqin, fillon bisedimet me Lazion

13:41 | 23 Janar 2022
A. B.

Vedat Muriqi vazhdon të mbetet në krye të listës së largimeve nga Lazio.

Sulmuesi kosovar nuk ka pasur hapësira tek skuadra italiane dhe e ardhmja e tij duket larg kryeqytetit Romës.

Skuadra franceze Saint Etienne është duke treguar interes të fortë për prizrenasin dhe raportohet se tanimë ka nisur bisedimet me Lazion.

Problemi qëndron se të gjitha skuadrat qëe duan kosovarin e kërkojnë atë vetëm si huazim dhe nuk janë gati të paguajnë në janar.

Lazio nga ana tjetër po kërkon një skuadër që është gati të shpenzojë menjëherë një shumë rreth 12 milionë euro për Muriqin.

Në garë për reprezentuesin kosovar mbetën edhe skuadra si Leeds United, Hull City, WBA e Fenerbahce. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme