Google ADS

Spurs fiton derbin me Oklahoman, Warriors mposhten nga Milwaukee

11:05 | 30 Mars 2018
Arbresh Info

Janë zhvilluar pesë ndeshje interesante gjatë mbrëmjes të së enjtes në kampionatin më të fortë në botë, NBA.

San Antonio Spurs i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Oklahoma City Thunder me rezultatin 103-99. Paul Geroge ishte më i miri te Oklahoma me 26 pikë, ndërsa te fituesit më i miri ishte LaMarcus Aldrige me 25 pikë.

Kampionët në fuqi të NBA, Warrios u mposhtën 1116-107 nga Milwaukee Bucks.

Kjo fitore erdhi falë lojës së mirë të yllit Giannis Antetokounmpo, që e mbylli takimin me 32 pikë të shënuara, ndërsa për vendasit më i miri mbi parket rezultoi Quinn Cook me 30 pikë.

Fitore gjatë mbrëmjes ka shënuar edhe Miami Heat ndaj Chicago Bulls me rezultat 103-92, ku Richardson dhe Dragic, me 22 dhe respektivisht 17 pikë, ishin më të mirët e skuadrës nga Florida.

Detroit Pistons ka fituar ndaj Washington Wizards me rezultat të njëjtë 103:92 dhe mban gjallë shpresat për zonën “Play-Off”, ku më i dalluari ishte Andre Drummond me 24 pikë.

Indiana Pacers, që tashmë e ka siguruar zonën “Play-Off” në Konferencën e Lindjes, fitoi me vetëm tre pikë diferencë 106-103 në udhëtim te Sacramento Kings, ku Bojan Bogdanovic spikati me 25 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=KRiAGYVa8wk

https://www.youtube.com/watch?v=L2J_7Ebc838

https://www.youtube.com/watch?v=2-mQ4o35AOQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme