Sipas Mundo Deportivo, Barcelona dhe Sportify janë në fazën përfundimtarë të nënshkrimit të një marrëveshjeje sponsorizimi për sezonet e ardhshme.
Marrëveshja e mundshme është përfolur shumë gjatë muajve të fundit dhe ekipi kryesor i Spotify u prit nga klubi në fillim të shkurtit, pasi Barcelona mposhti Atletico Madridin 4-2 në Camp Nou.
Stadiumi është një nga pikat kyçe në këtë fazë. Edhe pse është rënë dakord që Spotify do të zëvendësojë Rakuten dhe Stanley si sponsori kryesor i kompleteve si në çantat e stërvitjes ashtu edhe në shiritin kryesor, të dy palët ende po përpunojnë nëse Spotify do të shfaqet para ose pas Camp Nou në marrëveshjen për të drejtat e emrit të stadiumit.
Marrëveshja do të zgjasë katër vjet dhe mund të shpallet brenda javëve të ardhshme. Presidenti Joan Laporta do të jetë i etur për të maksimizuar çdo të ardhur teksa kërkon të rindërtojë skuadrën këtë verë./Arbresh.info
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...