Kosovare Asllani e ka fituar medaljen e argjendtë me Suedinë në futboll në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Në finale, Suedia u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Kanadaja, që fitoi medaljen e artë olimpike.
Pas 120 minutave, rezultati ishte i barabartë, 1:1. Fillimisht Suedia kishte realizuar në minutën e 34-të nëpërmjet Blackstenius, e cila u asistua nga Kosovare Asllani, por Kanadaja barazoi nga penalltia në minutën e 67-të.
Në ekzekutimin e penalltive, Kanadaja fitoi 3:2, ndërsa Kosovare Asllani e humbi penalltinë e parë.
Kështu, Asllani me bashkëlojtare do të duhet të kënaqen vetëm me medaljen e argjendtë në këtë Olimpiadë. /Gazeta Express/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës