Kevin Durant nuk resht së befasuari admiruesit e basketbollit.
Ylli i NBA, që prej ditësh ndodhet në New Delhi të Indisë për promovimin e këtij sporti, ka shënuar emrin në librin e rekordeve Guinness.
Basketbollisti i Golden State Warriors dha leksione basketbolli për fëmijët e Fondit Reliance duke mbledhur në total 3459 të rinj, shifra më e lartë që është regjistruar ndonjëherë në këtë aspekt.
Disa nga protagonistët u takuan me Durant në NBA Academy të Indisë, ndërsa të tjerë kontaktuan me të me lidhje satelitore nga qytete të ndryshme të vendit.
“Të ndaja pasionin për basketbollit me një mijë djem e vajza të vogla nga e gjithë India, ishte një eksperiencë e mrekullueshem për mua. Ishte një nder që të stërvitesha me ta dhe që isha pjesë e kësaj dite të veçantë”, tha ai.
NBA Academy në Indi u përurua muajin e kaluar me synimin për të formuar talentet e reja të këtij sporti në vendin aziatik
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit