Ilija Iviq nuk është i vetmi i ri serb në Kosovë që dëshiron seriozisht që të merret me sport, por që për këtë duhet të paguaj një çmim. Për dallim nga ai, të rinjtë tjerë që merren me tenis, biçiklizëm, futboll dhe të tjera, kanë hequr dorë nga dëshirat e tyre.
Për sportistët e rinj serb në Kosovë, të merren seriozisht me sport nuk është e lehtë dhe as e kënaqshme, si dhe mund të sjellë pasoja negative.
Lidhur me rastin e Ilija Iviqit, 16 vjeq, nga Graçanica, në afërsi të Prishtinës, kanë reaguar organizatat e sportit në Kosovë, por edhe kreu shtetëror dhe ambasadat e huaja.
Ilija, tashmë tre vjet, si serbi i vetëm, luan për klubin e Flamurtarit në Prishtinë, ndërkaq së voni ka arritur edhe kontaratën profesionale, si një nga të rinjtë e talentuar dhe në të cilët mund të llogaritet për të ardhmen.
Por, pasi që ka pranuar që të luaj për përfaqësuesen e Kosovës U19, ai është bërë temë e shkrimeve negative në mediet në Serbi. Njëkohësisht, nëna e tij është pushuar nga puna si “tepricë teknologjike“. Ajo ka punuar në Qendrën e e edukimit kulturor në Graçanicë, institucion ky, të cilin e financon Beogradi zyrtar.
Lidhur me atë që ka ndodhur me Ilija Iviqin dhe familjen e tij, ka reaguar drejtori sportiv i klubit Flamurtari, Arbnor Morina, i cili është trajner i licencuar nga Federata Evrpiane e Futbollit (UEFA).
“Pse dikush mund të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës e dikush nuk mund të luaj futboll?“ ka pyetur Morina, duke aluduar në deputetët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.
“Ilija luan që moti në Flamurtar pa asnjë problem. Është pranuar në mënyrë fenomenale nga shokët e tij, të cilët kanë vetëm fjalë të mira dhe lëvdata për të, për sjelljen e tij dhe lojën e tij“, tha Morina.
Ai ka shtuar që Ilja do të vazhdojë të luaj për Flamurtarin deri në kalimin eventual në ndonjë klub më të madh, gjë që sipas Morinës, Ilja edhe e ka synim.
“Të gjithë do të jemi të kënaqur nëse kariera e tij shkon drejt majave. Kjo që e ka bërë Ilija duhet të jetë udhërrëfyes për të gjithë djemtë e rinj që jetojnë këtu, pavarëisht përkatësisë së tyre kombëtare. Sporti është vlerë universale dhe nuk është pronë e askujt që dikush të luaj me këtë“, theksoi Morina.
Megjithatë, Ilija nuk është i riu i parë serb në Kosovë që ka përjetuar përndjekje nga mediet, vetëm pse ka dashur që të merret seriozisht me sport.
Ish-kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Shkëlzen Domi, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka rikujtuar një rast të ngjashëm në vitin 2016, kur një vajzë e re serbe nga Graçanica e cila ishte shpallur si tenistja më e mirë në Kosovë, kishte marrë ftesën që ta përfaqësojë Kosovën në Fed-Cup.
Domi nuk ka dashur që t’ia përmend emrin asaj sportisteje ( e njohur për redaksinë), për shkak se siç tha, dëshiron ta mbrojë nga tortura e sërishme e medieve.
“Para vendimit përfundimtar, duket se mediet e kishin kuptuar këtë dhe filluan përndjekjen e madhe kundër saj dhe familjes së saj. Kështu që, atëherë edhe ne si federatë jemi tërhequr, sepse nuk kemi dashur që të marrrim pjesë në atë përndjekje kundër saj. Më ka ardhur keq për të që përjetonte gjëra të tilla të shëmtuara dhe ato i ndodhnin në rrugë, në shkollë dhë në jetën private“, theksoi Domi.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që një klubi të ri të futtbollit të femrave nga Graçanica, në prag të nënshkrimit të kontratës me Federatën e Futbollit të Kosovës, autoritetet lokale i kishin kërcënuar udhëheqësit e klubit se do të ngelnin pa punë në rast se vendosnin të bënin një hap të tillë.
Më pas, ky klub kishte hequr dorë. Klubi funksiononte në kuadër të komunës së Graçanicës.
“Kjo nuk çon askund. Mendoj që edhe federata serbe e di, por edhe UEFA dhe FIFA, që zgjidhja është që ata të integrohen në ligën e Kosovës, sepse janë qytetarë të Kosovës dhe askush nuk mund t’ua marrë atë të drejtë“.
“Në rast se serbë ka në të gjitha institucionet, madje edhe në vet kreun e shtetit, nuk e kuptoj se pse të rinjtë tanë nuk mund të luajnë në përfaqësuesen e Kosovës ose në klubet kosovare“, u shpreh Salihu.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, rikujton rastin kur në prag të pjesëmarrjes së Kosovës nëLlojërat Olimpike në Rio 2016, një biçiklisti serb i ishte ofruar bahskëpunimi, bursa dhe ndihma, në rast se ai do të merrte pjesë në garë. Prindërit e tij, pas bisedmeve ‘me të birin dhe me disa të tjerë në Serbi’, ishin përgjigjur negativisht.
“Është për keqardhje, sepse me ne ka mundur të shkojë në Rio, ndërkaq me Serbinë kjo mundësi nuk ekziston, kështu që ai , thjeshtë, ishte shkatërruar“, tha Hasani.
Ai konsideron se të gjithë ata që merren me sport në Kosovë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, duhet të përfshihen në sistemin e Kosovës, i cili, sipas tij, është në përputhje me Kartën e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe me statutet e federatave ndërkombëtare.
“Kjo deri më tash nuk ka ndodhur. Jam dëshmitar i i mjaft përpjekjeve që kjo të ketë sukses, që edhe ata të përfshihen. Po, deri më tash, kjo nuk është rregulluar në mënyrë sistematike“, theksoi Hasani.
“Në emër të Lëvizjes Olimpike u bëj ftesë që të kyçen sepse ata do të jenë të trajtuar në mënyrë krejtësisht të barabartë dhe do të kenë mundësi që ta përfaqësojnë Kosovën në nivelin ndërkombëtar dhe t’i tregonë aftësitë e tyre. Më lehtë do ta kenë përmes Kosovës, sepse konkurenca në Serbi është më e madhe se sa në Kosovë”.
“Prandaj, është një mundësi e vërtetë që të jenë me ne dhe të gjityhë së bashku ta përfaqësojmë Kosovën, sepse ajo i takon secilit qytetar të saj“, ka porositur Hasani.
Ndryshe nga sportistët, politikanët serbë të Kosovës nuk e kanë asnjë problem që të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv ose Kuvendit të Kosovës, ndërkaq që një numër i i mirë gjithashtu janë të punësuar edhe në ndonjë nga instiucionet serbe që funksionojnë në Kosovë.
Pjesëtarët e bashkësisë serbe punojnë pa u penguar edhe në sistemin gjyqësor të Kosovës, në polici, në doganë dhe agjencitë e ndryshme.
Kosova është anëtarësuar në UEFA dhe FIFA në vitin 2016. Po të njëjtin vit, për herë të parë ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike verore në Rio de Janeiro në Brazil.
Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sikurse në politikë ashtu edhe në sport, marrëdhëniet janë të tensionuara.
Në dhjetorin e vitit 2019, UEFA ka vendusr që përfaqësuesja e Kosovës dhe ekipet tjera të futbollit në Kosovë, si pjesë e Kualifikimeve të Ligës Evropiane, apo Kampionate Evropiane, nuk do të mund të luajnë takime me Serbinë, Bosnjë e Hecegovinën dhe Rusinë, as si nikoqir dhe as si mysafir.
UEFA, gjithashtu, në maj të vitit 2019, pati vendosur që klubet evropiane të futbollit dhe përfaqësueset e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të mund të refuzojnë ndeshjet me klubet ose përfaqësuesen e Kosovës ose që të luajnë në Kosovë.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...