Google ADS

Sportingu publikon golin e parë të Cristiano Ronaldos

19:01 | 7 Tetor 2017
Arbresh Info

Sporting Lisboni ka zbuluar golin e parë profesional të Cristiano Ronaldos, i cili i realizua në sezonin 2002/03 për skuadrën portugeze kundër Moreirenses, për të festuar 15 vjetorin që nga koha kur sulmuesi hapi llogarinë e tij.

“A e mbani mend golin tuaj të parë, Cristiano? Sot janë bërë 15 vite që nga fillimi. Një shenjë klasi dhe magjie që po vinte”, shkroi Sportingu në videon e postuar në rrjete sociale, transmeton portali arbresh.info.

Moreirense nuk kaloi gjatë dhe u përgjigj.

“Ai filloi të shënonte kundër më të mirëve. Kjo mund të ndodhë vetëm në një karrierë ëndrrash”, shkruan rivali i parë i Ronaldos në llogarinë zyrtare në Twitter.

Qysh pas golit të parë, Ronaldo ka realizuar 534 gola brenda 726 ndeshjeve për Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Portugalinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme