Spiunët e gjigantit evropian kanë vëzhguar Anthony Martial

19:16 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sipas disa raportimeve në Evropë, gjigantët katalan janë të interesuar në dyshen e Manchester United, Anthony Martial dhe Ander Herrera.

Spiuni i Barcelonës, Robert Fernandez dhe dy drejtorët e AC Milan janë parë në tribunat e Stamford Bridge, gjatë derbit Chelsea – Man Utd, transmeton arbresh.info.

Sipas raportimeve drejtorët e Milanit janë të interesuar në trajnerin e kampionit anglez, Antonio Conte, ndërsa spiuni Fernandez ishte së bashku me skautin Urbano Ortega për të vëzhguar Martial dhe Herrera.

Robert Fernandez ishte dërguar nga Barcelona me mision për ta vëzhguar Anthony Martial
Robert Fernandez ishte dërguar nga Barcelona me mision për ta vëzhguar Anthony Martial

 

Në javët e fundit Martial dhe Herrera janë lidhur me një transferim në Nou Camp.

Herrera startoi nga minuta e parë dhe luajti çdo sekondë të sfidës por dështoi të ketë një përformancë të mirë.

Herrera dhe Martial janë lidhur me një transferim në Barcelonë
Herrera dhe Martial janë lidhur me një transferim në Barcelonë

 

Ish anëtari i Athletic Bilbaos konsiderohet nga klubi katalin si zëvendësuesi i Andres Iniestas.

Francezi Martial edhe njëherë ishte inkuadruar në lojë nga banka rezervë por nuk ia arriti të ndryshoj rezultatin. Martial ka shënuar katër gola pasi është futur në lojë nga banka rezervë.

Antonio Conte është shikuar nga drejtorët e AC Milan
Antonio Conte është shikuar nga drejtorët e AC Milan

 

Chelsea e fitoi takimin me rezultat minimal 1 me 0 me golin e Alavaro Moratas. /arbresh.info/

Të ngjashme