Google ADS

Spinazzola shpërblehet nga UEFA

10:00 | 12 Qershor 2021
A. B.

Ka nisur Kampionati Evropian, edhe pse me një vit vonesë shkaku i pandemisë që për shumë muaj e paralizoi gjithë botën.

Turqi vs Itali ishte ndeshja hapëse e “Euro 2020” që u zhvillua në Olimpico të Romës.

Të besuarit e Roberto Mancinit e fituan këtë ndeshje me rezultat të pastër, 3-0.

Në këtë mbrëmje shkëlqeu Leonardo Spinazzola, mbrojtësi i majtë.

Në fund, ai u shpërblye duke u emëruar nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit dhe bëhet futbollisti i parë që e merr këtë çmim në Euro 2020.

UEFA do të shpall dhe do t’i shpërblejë më të mirët pas cdo ndeshjeje të Kampionatit Evropian. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme