Spektakolare, treni kalon ndër stadium!

12:55 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

Real Madrid filloi rindërtimin e stadiumit “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit të kaluar dhe për shkak të kësaj ndeshjet i luajnë në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, ku luan ekipi B i ‘klubit mbretëror’, domethënë Real Madrid Castilla.

Stadiumet e tjera, të cilat gjithashtu kanë këtë teknologji, kanë mjaft hapësirë përreth vetë stadiumit, ndërsa ‘Santiago Bernabeu’ është i rrethuar nga ndërtesa në të tre anët, por inxhinierët kanë gjetur një zgjidhje për problemin.

Gjegjësisht, në njërën anë do të ketë një ‘vrimë’ të thellë 30 metra ku ata do të ruajnë konstruksione për ngjarje të ndryshme sportive dhe ngjarje të tjera që do të zhvillohen në Bernabeu.

Duke folur për shinat, Bernabéu duhet gjithashtu të marrë stacionin e tij të metrosë poshtë stadiumit në mënyrë që tifozët të mund të vijnë direkt në lojë.

Në Madrid, ata parashikojnë që Santiago Bernabeu do të rinovohet plotësisht deri në verën e vitit 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme