Botërori i futbollit që do të startojë në 14 qershor në Rusi do të jetë turneu i parë i këtyre përmasave që do të aplikojë sistemin e videoarbitrimit, një risi teknologjike që do të pasurohet me dhjetëra kamera dhe imazhe të denjë për një “Big Brother”.
Veç të tjerave, tifozët dhe arbitrat do të kenë mundësi të shikojnë pozicionet e dyshimta jashtë lojës nga pozicione vërtet reale me telekamera speciale dhe 3 dimensionale.
FIFA ka shpjeguar përdorimin e sistemit VAR në një video të publikuar së fundmi, duke ia lënë drejtësinë në dorë kompjuterëve.
Kjo teknologji inovative e testuar disa herë, synonin të reduktojë në zero, gabimet njerëzore sidomos në situata pozicioni jashtë loje, raporton Tch. Sistemi i videoarbitrimit do të jetë i njëjtë me atë që përdoret në serinë A, dhe paksa i ndryshëm me VAR që përdoret në Bundesliga, e përqendruar gjithçka në qendrën e kontrollit në Këln.
Drejtuesit e FIFA-s kanë premtuar se gjithçka do të zgjidhet në një fraksion sekonde, dhe do të shmangen pritjet torturuese dhe minutat e tëra të suspancës në fushë.
Por mbetet për tu parë nëse botërori i parë nën shenjën e sistemit VAR, do të eliminojë padrejtësitë dhe do të kënaqë konservativët e futbollit tradicional.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...