Google ADS

Spektakli i garantuar në ‘Boxing Day’: Këto ndeshje na presin

13:45 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Klubet e premierligës në javën e fundit të vitit pritet që të luajnë dy herë, së pari për Boxing Day dhe për ditën e parë të vitit të ri.

Menaxherë të ndryshëm sikurse Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, së bashku me lojtarët nga Premierliga kanë thënë se orari për krishtlindje është shumë i ngjeshur dhe ata nuk po mund të kalojnë kohë sa duhet me familjet e tyre, transmeton Periskopi.

Pothuajse e tërë Evropa, parashihet që të ketë një pushim dy javor së paku, për shkak të stinës së dimrit gjatë krishtlindjeve. Por, Britania e Madhe ka një histori tradicionale të festës së Boxing Day, me ç’rast një ditë pas krishtlindjeve, ka futboll.

E kësaj radhe, kjo ditë do të sjell derbin londinez Arsenal dhe Chelsea si ndeshjen kryesore të gjiros së 15-të në kampionatin anglez.

Ndeshje e zjarrtë pritet të jetë ajo mes Leicester City dhe Manchester United, klube të cilat renditen në vendin e dytë dhe të tretë për momentin në Angli.

Përpos tyre, ndeshje interesant do të jetë edhe ajo mes Aston Villa dhe Crystal Palace. Forma e të dyja ekipeve nuk është në nivelin më të duhur të mundshëm, andaj të dyja do të kërkojnë vetëm fitoren për t’u ngritur sa më lartë në renditjen tabelore.

Ndeshjet do të zhvillohen në katër orare, së pari duke filluar nga ora 13:30, më pas në ora 16:00 do të zhvillohen dy ndeshje tjera. Derbi londinez do të luhet në ora 18:30, dhe krejt në fund do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme