Në një ndeshje të jashtëzakonshme, Peja ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 82:76 (22:7, 29:25, 19:27, 12:17), në super derbin e javës së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë të jashtëzakonshme, me ‘Karagaçin’ e stërmbushur me tifozë.
Vendasit të motivuar nga tifozët, e nisin për mrekulli ndeshjen, duke dominuar në çerekun e parë, që e fitojnë 22:7. Megjithatë, në periodën e dytë zhvillohet një lojë më e baraspeshuar, por Verdhezinjtë sërish e fitojnë 29:25, duke shkuar në pushim me rezultat 51:32. Në periodën e tretë rikthehen fuqishëm Bardhekaltrit, duke afruar shifrat në 59:52, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 70:59 për vendasit. Mysafirët në 10 minutat e fundit arrijnë të afrojnë edhe më shumë rezultatin, duke e bërë ndeshjen edhe më dramatike. Dy minuta pa përfunduar sfida, Prishtina ngushton epërsinë në 76:73, por Peja arriti të ruajë epërsinë e krijuar dhe në fund triumfoi 82:76.
Dardan Berisha ishte më i miri te Peja me 26 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, derisa u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 15 pikë e 13 kërcime, kurse te Sigal Prishtina më së shumti pikë shënuan Jordan Johnson 26 dhe Anthony Goods 22.
Peja tani ka 10 fitore dhe tetë humbje, kurse Sigal Prishtina 14 fitore dhe pesë humbje, aq sa ka edhe Rahoveci./arbresh.info.
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...