Spektakël në ‘Anfield’, Liverpooli fiton ndeshjen e gjashtë golave ndaj Newcastle

23:05 | 1 Janar 2024
E.G

Liverpooli ka arritur ta mposht Newcastlen me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të vitit në Ligën Premier.

Vetëm pas 18 minutash lojë The Reds realizuan golin e parë me Luis Diaz, por që goli u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Tre minuta më vonë Liverpooli pati mundësi të artë shënimi, megjithatë Mohamed Salah dështoi të realizonte nga penalltia.

Edhe mysafirët ishin të pafat kur në minutën e 36-të iu anulua goli i Burn për pozitë jashtë loje.

45 minutat e para u mbyllën me rezultatin e pastër 0-0.

Të ngjashme