Ndeshja me Letoninë, do të jetë shumë e veçantë për Milot Rashicën.
Ylli i Kosovës, ka folur një ditë para përballjes me Letoninë, duke thënë se zhvillimi i ndeshjes në Mitrovicë, është një emocion për të dhe gjithë skuadrën.
Kosova nga ora 19:30, përballet me Letoninë, në miqësoren e parë që nga ajo e qershorit të vitit 2016 ndaj Ishujve Faroe.
“Pas një kohe të gjatë po luajmë në shtëpi dhe normalisht se kjo është diçka emocionuese, jo vetëm për mua, por për gjithë ekipin. Kështu që të hënën presim të bëjmë një lojë të mirë dhe pse jo edhe fitore”, tha Rashica për Klan Kosova.
Kosovë – Letoni luhet sonte nga ora 19:30.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion