Skënderbeu u shpall kampion i Shqipërisë në futboll për të tetën herë në historinë e tij si klub. Por ky i këtij sezoni është titulli më i veçantë, për shumë arsye.
Ndaj në Korçë kërkojnë ta kthejnë në festë 23 majin, ditën kur është vendosur të zhvillohet edhe ceremonia e titullit kampion.
Klubi ka njoftuar këtë të martë të gjithë tifozët se për festën është përgatitur një ceremoni e veçantë e dorëzimit të titullit të 8-të kampion. Dekori përfshinë edhe një bluzë, në pjesën e parë të së cilës shkruhet: “Të duam Skënderbe, Kampion”, ndërsa në pjesën e pasme shkruhet: “Forca Ujqër”, e shoqëruar dhe me stemën zyrtare të klubit.
Dizajnin e ri të bluzës për festën e titullit kampion e ka publikuar vetë klubi në faqen zyrtare të tij, ku shkruan gjithashtu: “Klubi i futbollit “Skënderbeu” ka dizenjur bluzën zyrtare të festës, e cila do të jetë gati brenda disa ditësh dhe do të dalë në shitje kundrejt një çmimi simbolik. Ceremonia e dorëzimit të titullit do të zhvillohet më 23 maj, datë në të cilën do të luhet edhe takimi i fundit i sezonit, ndaj Vllaznisë.
Bluza – Champi8ns do të dalë në shitje te pikat e shitjes së biletave dhe blerja do të jetë opsionale. Kundrejt çmimit simbolik prej 300 lekësh, tifozët mund të pajisen me bluzën #champi8ns dhe biletën e ndeshjes. Për të gjithë ata që nuk janë të interesuar për bluzën e festës, hyrja në tribunat A, B, C, D dhe E do të kushtojë 100 lekë. Për detaje të mëtejshme do të ketë një njoftim të dytë nga klubi. Le ta kthejmë në festë madhështore”!
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë