Google ADS

Spastrim i madh te Real Madrid, Perez largon shtatë lojtar

23:10 | 19 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

“ABC” spanjolle publikoi gjatë së premtes një artikull ku lajmëronte një rindërtim të madh të skuadrës së Real Madridit.

Ata thonë se Carlo Ancelotti vendosi të shesë deri në shtatë lojtarë për të mbledhur para të mjaftueshme për transferimet e ardhshme.

Reali dëshiron të sjellë në verë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain, Paul Pogban nga Manchester United dhe Antonio Rudiger nga Chelsea për këtë verë, por, sipas mediave spanjolle, mund të nevojiten rreth 300 milionë euro.

Matematika e Realit është e qartë

Sigurisht, këto janë vetëm dëmshpërblime dhe dikush duhet të paguajë edhe paga, ndaj Florentino Perez mori vendimin për të shitur deri në shtatë lojtarë.

Lista përfshinë: Gareth Bale, Marcelo, Isco, Luka Jovic, Mariano Diaz, Dani Ceballos dhe Jesus Vallejo.

Reali do të bënte një punë të shkëlqyeshme nëse lirohet nga pagat e këtyre lojtarëve, pasi Bale fiton 28 milionë euro në vit, Marcelona 16.5 milionë dhe Isco një milion më pak se braziliani.

Jovic fiton 10 milionë në vit, Mariano me nëntë, Ceballos me shtatë dhe Vallejo me gjashtë milionë euro.

Kësaj duhet shtuar edhe Eden Hazard, i cili duhet të kërkojë një klub të ri.

Ai fiton rreth 30 milionë euro në vit, ndaj kur mblidhen pagat që do të fshiheshin dhe dëmshpërblimi që që do të vinin për ata lojtarë, Reali llogarit se mund të arrijë në 300 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme