Milani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te gjiganti çek Sparta Pragë.
Rossonerët fituan me rezultat minimal 0-1, por kaq i ka mjaftuar për ta marrë vendin e parë në Grupin H.
Talenti norvegjez, Jens Hauge ishte autori i golit të vetëm në këtë sfidë, me sulmuesin që u shpall në fund lojtari i ndeshjes.
21-vjeçari mori notën më të lartë nga gjithë futbollistët e pranishëm në fushë, teksa me lojë të mirë te Rossonerët u dalluan edhe Diego Dalot, Sandro Tonali e Andrea Conti.
Tek skuadra vendase më i dalluari në fushë ishte portieri Heca që bëri disa pritje të mira, ndërsa nota më e ulët shkoi për qendërmbrojtësin Plechaty që u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë. /Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë