Google ADS

Spanjollët e duan me çdo kusht, mesfushori i Kombëtares pranë transferimit në La Liga 2

14:54 | 24 Korrik 2024
KRG

Keidi Bare është lojtarë i lirë prej disa javësh. Kontrata e tij me Espanyol përfundoi, dhe palët vendosën që të mos zgjasnin bashkëpunimin. Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të mbetet në Spanjë.

Është klubi i Real Zaragoza ata që kanë interes për Keidi Baren. Ekipi spanjoll i La Liga 2 ka nisur menjëherë nga puna për të siguruar shërbimet e Keidi Bares dhe pritet që marrëveshja të arrihet shumë shpejt.

Kujtojmë që 26 vjeçari është pjesë e futbollit spanjoll që prej vitit 2013, kur u transferua nga Apolonia tek moshat e Atletico Madrid. Bare gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Malagas dhe së fundmi Espanyol. /newsport.al/

Të ngjashme