Një lajm i trishtë vjen nga Spanja. Trajneri i skuadrës së të rinjëve të klubit të vogël spanjoll Atletico Portada Alta, Francisco Garcia ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Një lajm i dhimbshëm ky pasi bëhej fjalë për nje djalosh 21-vjeçar i cili së fundmi kishte ndjerë simptoma gripi dhe pasi shkoi në spital për t’u vizituar zbuloi që ishte pozitiv me koronavirus.
Ndarjen nga jeta të Francisco Garcia e ka komunikuar vetë klubi i Atletico Portada Alta, që ka bërë gjithashtu të ditur se trajneri 21-vjeçar vuante edhe nga sëmundja e leuçemisë.
Francisco Garcia mund të jetë personi më i ri në të gjithë botën që ka ndërruar jetë në një moshë kaq të re./tch/
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi pres...
Bashkimi shënon fitoren e radhës në elitën e basketbollit ko...
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh/ Zbardhet marrëveshja 10-vj...
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen...
Keqpërdorimi i 37 milionëve në KEK, seanca ndaj Nagip Krasni...
Hamza takon qindra biznesmenë: Pa sektor privat të zhvilluar...