Spanja zhgënjen sërish, Portugalia fiton ndaj Zvicrës

08:11 | 6 Qershor 2022
K.B

Spanja ndalet në barazim 2-2 në transfertën ndaj Republiks Çeke. Iberikët dominuan me lojë e raste, por e panë veten dy herë në disavantazh dhe barazuan fillimisht me Gavin e më pas me Inaki Martinez.

Portugalia ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Zvicrës. Serinë e golave për luzitanët e hapi Carvahlo, ndërsa më pas ishte Cristiano Ronaldo që shënoi dy herë brenda pak minutash dhe mbylli llogaritë e sfidës.

Në pjesën e dytë vendosi emrin në listën e golashënuesve edhe Joao Cancelo.

Pas dy ndeshjeve të para, Portugalia dhe Republika Çeke kryesojnë grupin me nga 4 pikë, të ndjekura nga Spanja me dy pikë dhe Zvicra e fundit me një pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme