Spanja shkarkon trajnerin para fillimit të botërorit?

09:53 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Problem i papritur në Kombëtaren e Spanjës.

Kombëtarja e Spanjës ka hyrë në kaos.

Njoftimi nga Real Madrid për angazhimin e Julen Lopetegui si trajner i ardhshëm ka krijuar polemika në Federatën e Futbollit të Spanjës.

Presidenti i ri, Luis Rubiales ka mbërritur në Krasnodar, në përgatitjet e Spanjës dhe ka reaguar ashpër pas lajmit.

“Do të marrë një vendim për të mirën e Spanjës”, deklaroi ai.

Mediat spanjolle raportojnë se Lopetegui rrezikon të shkarkohet nga detyra, ende pa filluar Kampionati botëror 2018 në Rusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme