Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e lojtarëve të cilët janë të ftuar për ndeshjen kundër Kosovës e cila do të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 8 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar 2022”.
Selektori Luis Enrique ka grumbulluar ekipin më të fortë në dispozicion.
Megjithatë mungojnë disa emra si Pedri i Barcelonës i cili aktualisht është në pushime dhe është liruar nga ndeshjet e fundit te Barcelona, lojtari tjetër është Pau Torresi cili poashtu është në pushime.
Emrat e lojtarëve të cilët do të luajnë në ndeshjet kundër Suedisë më 2 shtator, me Gjeorgjinë më 5 shtator dhe me Kosovën më 8 shtator, selektori spanjoll ka bërë të ditur me anë të një video të postuar nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës.
Në video shihet se si selektori spanjoll ka vendosur që për çdo lojtarë të i dhurojë nga një qantë shkolle ku edhe ka përshkruar videon si kthehemi në shkollë, “ Back to school”.
Në listë janë 24 emra të yjeve spanjoll të cilët pritën të shkëlqejnë në ndeshjen e shtatorit. /arbresh.info/
Video:
lista e plotë:
Portierët: Unai Simon, David de Gea dhe Robert Sanchez;
Mbrojtësit: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol;
Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Mendez;
Sulmuesit: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz;
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool