Gjermania dhe Spanja kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për grupin A të Ligës së Kombeve.
Dy skuadrat kanë zhvilluar ndeshje të mirë, derisa rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Në pjesën e parë, dy skuadrat provuan, por assesi s’ia dolën të ‘tundin’ portën kundërshtare, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0 – 0.
Ndërsa, gjatë pjesës së dytë ishte sulmuesi Timo Werner që realizoi gol të bukur në minutën e 51-të.
Derisa mendohej se Gjermania do arkëtonte tri pikë, Gaya në minutën e fundit të ndeshjes (90+6) barazoi shifrat.
Pas ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e parë, Ukrainë është në pozitën e parë me tri pikë, Spanja dhe Gjermania në pozitën dytë dhe tretë me nga një pikë, kurse Zvicra renditët në pozitën e fundit./arbresh.info.
https://twitter.com/AleexAlonso_/status/1301623460515504129
https://twitter.com/GoodyCraig/status/1301622721143599105
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...