Spanja ka kaluar në gjysmëfinale pasi e mposhti Zvicrën pas penalltive.
Kombëtarja e Spanjës ka kaluar në gjysmëfinale pasi mposhti Zvicrën në penallti, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë nisi më mirë për Spanjën që realizuan gol në min e 8’ pas autogolit të Denis Zakarias, në vazhdim të dyja skuadrat patën raste por pa arritur të shënojnë më në pjesën e dytë.
Në pjesën e dytë më kërkuese ishte Zvicra që gjeti golin në min e 68’ përmes Xherdan Shaqirit, nëntë minuta më vonë u përjashtua nga loja me karton të kuq Remo Freuler.
Në vazhdim Spanja morri iniciativën e ndeshjes por pa arritur të realizojë.
As pas vazhdimeve nuk pati gola përkundër rasteve të shumta që patën spanjollët, dhe u mbyllën 1-1.
Në penallti për Spanjën realizuan Dani Olmo dhe Gerard Moreno dhe Mikel Oyarzabal ndërsa për Zvicrën i saktë ishte vetëm Mario Gavranovic.
Spanja në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Belgjikë – Itali.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...