Google ADS

Spanja kualifikohet në çerekfinale duke eliminuar Argjentinën nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

16:22 | 28 Korrik 2021
KRG

Argjentina është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Argjentinës i duhej një fitore në mënyrë që të arrinte të kualifikohej tutje në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Në fakt, amerikanojugorët ishin të pafat sepse Egjipti mposhti Australinë për t’ia rrëmbyer Argjentinës pozitën e dytë në tabelë.

Në Grupin C Spanja përfundoi në vendin e parë me pesë pikë dhe Egjipti në vendin e dytë me katër pikë.

Spanja doli në avantazh përmes Melinos në min 66′, dhe argjentinasit nuk arritën të reagojnë në kohë dhe barazuan në min 87′ përmes Belmontes.

Rezultati përfundimtar, Spanja 1-1 Argjentina./Lajmi.net/

Të ngjashme