IOC iu ka bërë thirrje federatave sportive të mos marrin pjesë në ndonjë kompeticion në Spanjë për aq gjatë se atletëve nga Kosova t’iu lejohet të marrin pjesë pa asnjë diskriminim.
Komiteti Olimpik i Spanjës ka kritikuar qeverinë e tyre për mënyrën e sjelljes me atletët nga Kosova në Madrid.
“Në të gjitha vendet në botë, përveç në Spanjë, kosovarët garojnë pa asnjë problem, me të drejta të njëjta dhe të garantuara si atletët tjerë”, ka thënë presidenti i Komitetit Olimpik të Spanjës, Alejandro Blancom për gazetën ‘El Pais’, transmeton portali arbresh.info.
Atletëve tanë nuk iu lejua të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Karatesë në Madrid në fillim të këtij muaji. Ata është dashur të mbajnë prapa vetëm inicialet dhe në tabelën e rezultateve është shfaqur gjithashtu vetëm shkurtesa e Shoqatës Botërore prapa emrave të tyre.
Spanja refuzon ta njoh Kosovën për shkak se i frikësohet pasojave rreth ambicieve nga separatistët në vendin bask dhe Kataloni.
Kosova ka qenë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që nga viti 2014.
IOC iu ka bërë thirrje federatave ndërkombëtare të sporteve të mos marrin pjesë në eventet e rëndësishme sportive në Spanjë deri në momentin kur atletëve nga Kosova t’iu lejohet pjesëmarrja pa asnjë diskriminim. Kjo ishte raportuar së pari nga portali për politika sportive ‘Insidethegames.biz’.
“Nëse qeveria spanjolli nuk është në gjendje për t’iu dhënë qasje në kompeticion çdo atleti, jo vetëm atyre nga Kosova, ne duhet t’i paralajmërojmë të gjitha federatat ndërkombëtare që ata të mos mbajnë kompeticione ndërkombëtare deri në momentin që të zgjidhet ky problem”, ka thënë Pere Miro, zëvendës drejtori i përgjithshëm në IOC.
‘El Pais’ ka cituar një burim të paspecifikuar qeveritar duke thënë se ishte ndërmend për Kampionatin Botëror të Karatesë të ngritin lartë flamurin kosovar dhe të lëshonin himnin në rast se ndonjë atletë fiton medalje të artë, por kjo nuk ndodhi./arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh