Google ADS

Spanja i nis mbarë kualifikimet për Euro 2024

22:43 | 25 Mars 2023
K.B

Kombëtarja Spanjolle i ka nisur  me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Spanjollët triumfuan në shtëpi 3:0 ndaj Norvegjisë, të cilës i mungoi super sulmuesi Erling Haaland.

Dani Olmo kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes.

Më pas, Joselu realizoi dy gola për dy minuta (84’, 85’), për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Spanja tani ka tri pikë dhe prin në grupin A, aq sa ka edhe Skocia.

Në anën tjetër, Norvegjia është e parafundit me zero pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme