Spanja e ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për grupmoshat U23 që ishte planifikuar të zhvillohej nga 24 deri më 31 tetor në La Coruna.
Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF) i kishte dërguar një letër qeverisë spanjolle që t’i lejojë sportistët kosovar që të marrin pjesë në këtë kompeticon.
Spanja nuk është përgjigjur në afatin e përcaktuar kërkesës së EWF-së, dhe e kanë humbur të drejtën e këtij organizimi.
Lajmin për Indeksonline e ka dhënë kryetari i FPNK-së Astrit Hasani duke konfirmuar njoftimin që i ka dhënë Federata Evropiane.
“Federata Evropiane e Peshëngritjes i ka dhënë afat Spanjës tri javë që të garantoj hyrjen e sportistëve kosovar në shtetin e tyre. Ata nuk kanë kthyer përgjigje në afatin e paraparë dhe EWF janë shumë strikt në këtë aspekt”, ka thënë kryetari i FPNK-së.
Ata e kanë njoftuar Federatën e Peshëngritjes së Kosovës se evropiani do të mbahet tashmë në Poloni.
“Bordi ekzekutiv i Federatës Evropiane i ka dhënë të drejtën e organizimt shtetit të Polonisë që e garanton hyrjen e sportistëve të Kosovës”, ka shtuar Hasani.
Kosova në këtë ngjarje do të garoj me gjashtë sportist dhe këtë vendim Hasani e sheh si një fitore të sportit mbi politikën.
“Ne do të marrim pjesë me gjashtë sportist në Kampionatin evropian në Poloni. Kjo është një fitore e madhe e sportit, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është mbi politikën”, përfundoi Astrit Hasani.
Federata e Peshëngritjes e Kosovës (FPNK) ёshtë themeluar nё vitin 2008 dhe është anëtare e Federatës Botërore te Peshëngritjes (IWF) dhe Evropiane(EWF).
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?