Federata e Futbollit të Spanjës shokoi të gjithë me vendimin, për ta shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui, një ditë para fillimit të kampionatit botëror ‘Rusia 2018’.
Lopetegui u shkarkua si pasojë, e zyrtarizimit të tij si trajner i ri i Real Madridit, gjatë ditës së djeshme.
Kjo ka bërë që ai të humbas besimin e presidentit të Federatës, Luis Rubiales, dhe është ndjerë i tradhtuar nga ai, për shkak se ishte njoftuar vetëm pesë minuta para se të bëhëj zyrtarzimi i tij.
Megjithatë, Federata e Futbollit së Spanjës nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësimin e tij, që do ta udhëheqën kombëtaren në Rusi.
Trajneri i ri i Spanjës do të jetë Fernando Hierro.
Hierro deri tani ushtronte rolin e drejtorit sportiv në Federatë dhe tashmë ka një detyrë të madhe para vetës.
Kujtojmë se Hierro është legjendë e Real Madridit, duke qëndruar për 14 vite te los blancos, më pas karrierën e vazhdoi në Vallodollid dhe në Bolton, në Angli.
Ai me Spanjën ka 89 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola./arbresh.info/
https://twitter.com/SeFutbol/status/1006872429560516608
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...