Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, e ka zbardhur listën me 25 futbollistë për ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës për Kupën e Botës 2022, duke i ftuar lojtarë më në formë tani për tani.
Spanja do ta presë Kosovën në Sevillë më 31 mars, në atë që do të jetë takimi i parë mes tyre, i cili tashmë ka nxitur polemika të mëdha për shkak të qëndrimit politik të vendit të Gadishullit Iberik ndaj shtetit të Kosovës.
Por përpara se të përballet me Kosovën në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë më 31 mars, ish-kampionia e botës do të ballafaqohet me Greqinë fillimisht më 25 mars e pastaj me Gjeorgjinë më 28 mars.
Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës shkaktoi shumë polemika dhe zemërim në Kosovë pasi e quajti territor vendin më të ri evropian, në një njoftim në fillim të marsit.
Mediat spanjolle më pas raportuan se Spanja do ta priste Kosovën në Sevillë duke mos ia respektuar simbolet shtetërore, si himnin kombëtar dhe flamurin.
Por që prej atëherë Federata e Futbollit e Kosovës ka thënë se është siguruar nga federata spanjolle se ndeshja do të zhvillohet sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s dhe se shteti i Kosovës do të respektohet.
Ndërkohë, para takimit me Spanjën, Kosova do të përballet me Lituaninë në një ndeshje miqësore më 24 mars në Prishtinë, para se ta nisë fushatën kualifikuese kundër Suedisë në Stadiumin Fadil Vokrri më 28 mars./Gazeta Express/
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...