Google ADS

Spanja dominuese e futbollit evropian dhe botëror

16:43 | 29 Korrik 2024
D.H

Kombëtarja e Spanjës në kategorinë u-19 ka arritur të triumfoj në Kampionatin Evropian në këtë grupmoshë.

Të rinjtë spanjollë vazhduan sukseset e futbollit spanjoll, shkruan Arbresh.info.

Seniorët e Spanjës vetëm dy javë më parë arritën të triumfojnë në Euro 2024.

Teksa dominimi nuk është vetëm në gjininë mashkullore pasi edhe në futbollin e vajzave janë ato spanjolle që dominojnë botën e Evropën.

Ky dominim ka filluar nga viti 2022 me triumfin e spanjollëve në Botërorin e femrave në grupmoshën u-17.

Ekipet kombëtare të Spanjës janë fitueset në fuqi të:

Kupës së Botës për femra (2023)

Kampionati Evropian për meshkuj ‘Euro 2024’ (2024)

Ligës së Kombeve të UEFA-s për meshkuj dhe femra (2023 dhe 2024)

Kupës së Botës për femra U-20 (2022),

Kupës së Botës U-20 -19, Euro, për meshkuj dhe femra (të dyja në 2024),

Kupës së Botës për femra U-17 (2022)

Euros për femra U-17 (2024)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme