“Spanja dhe Portugalia janë favoritë për titullin e Botërorit”

19:06 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Luis Figo është një nga legjendat më të mëdhenj që ka luajtur në kombëtaren e Portugalisë.

Portugezi ka qenë mbrëmë në një ndejë të organizuar prej fondacionit që mban emrin e tij.

Ai ka analizuar grupet pas hedhjes së shortit të kampionatit botëror të futbollit.

“Portugalia dhe Spanja nuk janë vetëm favoritë të grupit të tyre, por edhe në fitimin e të gjithë kampionatit”.

“Portugalia gjendet në një nga grupet më të vështira, por ka një nga skuadrat më të mira dhe aspiratat duhet të jenë të njëjta si të evropianit”, shpjegoi 45-vjeçari.

Kujtojmë se në grupin B të botërorit “Rusia 2018” gjenden Portugalia, Spanja, Maroko dhe Irani.

Figo me kombëtaren e Portugalisë nuk ka fituar trofe, edhe pse ishin shumë afër në vitin 2004, ata kishin arritur në finalen e “Euro2004”, por që ishin mposhtur nga kombëtarja e Greqisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme