Spanja 3-0 Shqipëria, statistikat dhe golat e pjesës së parë

21:38 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Spanja po fiton ndaj Shqipërisë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes.

Spanjollët kanë përmbyllur pjesën e parë në avantazh prej tre golave kundër kuqezinjve.

Golin e parë për vendasit e shënoi sulmuesi, Rodrigo në minutën e 16, pas një asistimi nga Isco.

screenshot_4

Të dytin e realizoi Isco në minutën e 24-t ndërsa tre minuta më pas Alcantara realizoi të tretin me kokë.

Kujtojmë se Shqipëria humbjen më të thellë në karrierë e ka pësuar pikërisht nga “Furiq e Kuqe” në vitin 1990 me rezultat të thellë prej 9-0.

Ndryshe, takimi është i vlefshëm për xhiron e parafundit të kualifikueseve të botërorit “Rusia 2018”.

Vlen të theksohet se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët.

https://www.youtube.com/watch?v=mNdF0MyUfag

https://www.dailymotion.com/video/x63iv06

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=0MVAVn1yhUA

Të ngjashme